Home LAJME Abdixhiku nga një odë në Suharekë: LDK ka program të djathtë që u përgjigjet çështjeve të dekadës

Abdixhiku nga një odë në Suharekë: LDK ka program të djathtë që u përgjigjet çështjeve të dekadës

0
Abdixhiku nga një odë në Suharekë: LDK ka program të djathtë që u përgjigjet çështjeve të dekadës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se ka vizituar qytetin e Suharekës dhe fshatrat Sopijë e Budakovë.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se tek familjarët e kryefamiljarët ka shtruar pikëpamjet e LDK-së mbi situatën në vend.

“Mes familjarëve e kryefamiljarëve shtrova pikëpamjet tona mbi regresin politik, zymtësinë ekonomike e zbrasjen e vendit si sfidë kombëtare që s’po merr përgjigje shtetare!”, ka shkruar ai.

“LDK ka një program të djathtë që u përgjigjet çështjeve të dekadës. Që e bën të ardhmen, kujdeset për familjen e rindërton aleancat. Rizgjimi popullor i djathtë dhe Lidhja shkojnë bashkë. Pritja e deritanishme në çdo fshat, qytet e anë, është shpresë për vetëdijen e lartë të popullit të Kosovës për të përballuar popullizmin si rrezik identitar!”.

Mund të jetë një imazh i 9 persona

 

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe turmë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here