Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar që në fundjavë të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.Të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21gradë Celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes” – thuhet në njoftimin e IHMK-së të datës 10.05.2024.
Ndërsa sipas njoftimit të IHMK-së, të dielen vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës do të dendësohen duke krijuar kushte për reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s” – përfundon njoftimi.