Home LAJME Arrestohet një person në Prizren, lëvizte me motor pa drita dhe i armatosur

Arrestohet një person në Prizren, lëvizte me motor pa drita dhe i armatosur

0
Arrestohet një person në Prizren, lëvizte me motor pa drita dhe i armatosur

Policia e Kosovës dje rreth orës 01:25 pas mesnate ka arrestuar një person në Prizren i cili po lëvizte me motoçikletë pa drita dhe gjate kontrollit në bagazhin e motoçikletës është gjetur një arme e zjarrit.

Në lidhje me rastin është njoftuar njësiti i hetuesisë dhe forenzika të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas shikimit të vendit të ngjarjes arma e zjarrit është sekuestruar.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor  në Prizren dhe është intervistuar në prezencën e avokatit.

Është njoftuar edhe  Prokurori i shtetit dhe  i njëjti ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.

Në këtë rast nga Stacioni Policor Prizren janë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës” dhe rasti ka kaluar në Sektorin e Hetimeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here