Home LAJME Diell e vranësira sot, pasdite rrebeshe shiu

Diell e vranësira sot, pasdite rrebeshe shiu

0
Diell e vranësira sot, pasdite rrebeshe shiu

Mbetet ngrohtë edhe ditën e mërkurë, megjithëse kushte për riga lokale shiu mund të paraqiten qysh orëve të hershme të mëngjesit.

Ditën do të ketë vransira të ndryshueshme, e nuk mungojnë edhe intervale me diell.

Krejt më vonë pasdite dhe mbrëmje, afrimi i frontit të ftohtë nga veriu, sjell rrebeshe shiu dhe bubullima.

Temperaturat minimale zbresin në 10C e 11C, e ato maksimale shkojnë deri në 24C e 26C.

Reshjet e shiut pritet të vazhdojnë edhe përgjatë orëve të mëngjesit të ditës së enjtë, kohëpaskohe edhe intenzive. Ditën do të mbajë mot më i freskët, me reshje lokale shiu, herë herë të shoqëruara me ndonjë bubullimë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here