Ka mbetur vetëm edhe një ditë për largimin falas të mbeturinave të vëllimshme si: kauq, tepih, lavatriqe, komoda e gjësende të tjera shtëpiake.
Komuna e Prizreni përmes një njoftimi ka ftuar qytetarët të kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit të përbashkët, duku iu përgjigjur këtij aksioni pranveror.
“Të nderuar qytetarë,
Sektori i Mjedisit dhe Menaxhimit të mbeturinave ju njofton se nga data 1 – 7 Maj organizohet aksioni pranveror i mbledhjes së mbeturinave të vëllimshme.
Ky aksion është falas dhe është një mundësi që të kontribuoni në mbrojtjen e mjedisit të përbashkët, ndaj luteni t’i respektoni datat.
Gjatë kësaj kohe, luteni që t’i vendosni mbeturinat para shtëpisë suaj, për të siguruar shkarkimin e tyre të rregullt.
Banorët e ndërtesave të banimit kolektiv duhet t’i vendosin mbeturinat para pikës më të afërt të mbeturinave.
Këto aktivitete janë një mundësi për ta sensibilizuar komunitetin për rregullat e shkarkimit të mbeturinave dhe për të ndihmuar në ruajtjen e mjedisit.
Ju faleminderit për bashkëpunimin!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.