Një person i ka sulmuar me shishe xhami automjetet zyrtare të Policisë së Kosovës dhe të KFOR-it në Leposaviqit, të hënën në orën 04:05.
Policia njoftoi se gjatë patrullimit të përbashkët me KFOR-in amerikan në fshatin Miokovicë, një person ka bllokuar rrugën me një veturë të tipit ‘Seat’ e më pas i ka goditur.
I dyshuari më pas ka ikur, por Policia dhe KFOR-i e kanë identifikuar shtëpinë e të dyshuarit dhe e kanë arrestuar.
jatë kontrollit të shtëpisë të dyshuarit i është gjetur një xhaketë e ushtrisë me emblemë serbe.
“Vetura me të cilën është bllokuar rruga është sekuestruar, i dyshuari pas intervistimit nga njësia kompetente e hetimeve është liruar në procedurë të rregullt, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, thuhet në njoftimin policor.