Kandidati demokrat, Joe Biden, ka dalë para medieve në Wilington të Delaware, vendin në të cilin e ka pranuar nominimin për president në muajin gusht.
“Njerëzit sundojnë këtu. Fuqia s’mund të merret as mohohet. Ajo buron nga njerëzit”, ka thënë Biden.
“Është vullneti i qytetarëve që përcakton se kush do të jetë Presidenti i SHBA-së”.
Biden ka thënë se nga ajo që shihet ai do të jetë President i ri i vendit.
“Tash pas një nate të gjatë të numërimit, është e qartë se ne do të fitojmë mjaftueshëm shtetet për të arritur 270 vota elektorale për ta fituar Presidencën”.