Hidroregjioni Jugor përmes një komunikate për media ka njoftuar se si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike disa lagje të Prizrenit do të përballen me mungesë të ujit të pijes.
Njoftimi i plotë:
Konsumatorë të nderuar, KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.a – Prizren ju njofton, se sot me datën 24.04.2024 prej orës 09:00 është ndërprerë energjia elektrike tek rezervuari “ Shpati “, ku do të paraqitet problem me furnizim të ujit të pijes në këto Lagje:
1.Lagjja Dardania
2.FSK – ja
3.Pjesa e sipërme e Kurillës
Me rikthimin e furnizimit të rregullt me energji elektrike, do të rikthehet edhe furnizimi i rregullt me ujë të pijes.