Home LAJME KQZ fton qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e votës

KQZ fton qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e votës

0
KQZ fton qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e votës

Në konferencën për media, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, bëri të ditur se në bazë të të dhënave të pranuar nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, në këto katër komuna, numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 15:00 është 122 votues, në Leposaviq, 17 në Zubin Potok, 0 në Zveçan dhe në  Mitrovicë të Veriut 64 votues. 

“Sipas të dhënave që kemi pranuar nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna, numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 15:00 është si në vijim: Në Leposaviq kanë votuar votues 122, në Zubin Potok 17, Zveçan 0 dhe Mitrovicë e Veriut 64 votues, tha Elezi.

Tutje, Elezi ftoi të gjithë qytetarët e komunave veriore të marrin pjesë në procesin e votimit për t’u deklaruar nëse janë për apo kundër largimit nga funksioni të kryetarit të komunës së tyre.

“Në emër të KQZ-së, ftoj të gjithë qytetarët e komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit dhe të deklarohen nëse janë për apo kundër largimit nga funksioni të kryetarit të komunës së tyre”, tha Elezi./RTK/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here