Home LAJME Konfiskohet substancë narkotike në vlerë 70 mijë euro në Grejkoc të Suharekës, arrestohen katër persona

Konfiskohet substancë narkotike në vlerë 70 mijë euro në Grejkoc të Suharekës, arrestohen katër persona

0
Konfiskohet substancë narkotike në vlerë 70 mijë euro në Grejkoc të Suharekës, arrestohen katër persona

Policia e Kosovës (PK), në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe prokurorinë, ka njfotuar se pas një pune intensive operative dhe hetimore në terren kanë arrit të realizojnë identifikimin e katër personave të dyshuar në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve”.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria dhe në vazhdën e operacionit policor me autorizim nga prokurori/ja kujdestare është realizuar kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit me iniciale (S. S.) në fshatin “Grejkoc” të Suharekës dhe gjatë kontrollit si prova/dëshmi materiale janë sekuestruan si në vijim:

-Pesë  paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 50.600 Kilogram ( Pesëdhjetë kilogram e 600 gram).
– Një pushkë gjuetie dhe 30 fishek.
– Një diviar
– Një veturë
– Një telefon Samsung me kartela të operatorëve Vala dhe Ipko.
– Një peshore digjitale.
– Para të Gatshme, 1,425 euro
– Një Iphone 12 pro.
– Një telefon Samsung.
– Një telefon Iphone XS .
– Një Telefon Nokia .
– Një veturë BMW.

Të dyshuarit e arrestuar janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit ndalohen për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

Vlera e substancës së dyshuar narkotike e cila është konfiskuar është rreth 70.000.00 euro./Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here