Home LAJME Liria merr pikën e parë në stinorin pranveror që nuk i vlen për asgjë, barazon me Dukagjinin

Liria merr pikën e parë në stinorin pranveror që nuk i vlen për asgjë, barazon me Dukagjinin

0
Liria merr pikën e parë në stinorin pranveror që nuk i vlen për asgjë, barazon me Dukagjinin

KF Liria ka luajtur baras me rezultat 1-1 në Prizren me KF Dukagjini në kuadër të javës së 30-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë ishte shumë e barabartë, me të dyja ekipet që prisnin ndonjë gabim eventual të njëra-tjetrës për të sulmuar.

Gjatë 45 minutave të parë të këtij takimi nuk pati ndonjë rast shënimi për t’u veçuar, teksa të dyja ekipet po bënin lojën e tyre me duele në mesfushë.

Ndërkohë në pjesën e dytë ritmi i lojës u ngrit paksa, megjithatë kjo nuk mjaftoi që të tundeshin rrjetat e portave.

Liria e gjeti golin në minutën e 81-të me anë të Andri Stafës, por ky gol u anulua më pas për pozicion jashtë loje.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit rezultati mbeti po ai i pjesës së parë dhe Dukagjini tani ka katër ndeshje pa fitore në elitë, ndërsa Liria tashmë është e sigurt që ka rënë nga elita.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here