Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit të dielën. Irani lansoi mbi 300 dronë e raketa në drejtim të Izraelit në një sulm hakmarrës për vrasjen e dy gjeneralëve të tij në Konsullatën në Damask më 1 prill.
Izraeli ka thënë se shumica e raketave e dronëve iranianë u shkatërruan.
“Kosova i bashkohet aleatëve nëpër botë duke dënuar sulmin e Iranit kundër Izraelit. Ky përshkallëzim i madh po çon te një jostabilitet i paprecedent në rajon dhe përtej, me jetë të pafajshme që mbajnë barrën e bilancit të tij shkatërrues. Përpjekjet për paqe duhet të mbizotërojnë”, ka shkruar Osmani në platformën “X”./KOHA/
Kosovo joins allies around the world in condemning Iran’s attack against Israel.
This major escalation is leading to unprecedented instability in the region and beyond, with innocent lives bearing the brunt of its devastating toll.
Peace efforts must prevail.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 14, 2024