Seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Valon Aliut, të dyshuarit për vrasjen e 21-vjeçares dhe plagosjen e vëllait të saj 15-vjeçar te objekti i Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, do të mbahet sot, më 13.04.2024.
Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Vjosa Baftiu.
Policia në Ferizaj e ka konfirmuar se i dyshuari, Valon Aliu, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
36-vjeçari Valon Aliu është ish-bashkëshorti i viktimës, i cili u arrestua nga policia pasi fillimisht ishte larguar në drejtim të panjohur, pas ngjarjes.
Pas vrasjes së 21-vjeçares, është thirrur protestë nga aktivistë dhe anëtarë të Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist.
Ata kanë njoftuar se protesta do të mbahet më 15.04.2024, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, duke filluar nga ora 17:30.
Rrejti i Grave të Kosovës tha se i dyshuari dhe viktima ishtin takuar në QPS për të vendosur mbi kujdestarinë e fëmijës së tyre. Siç raportoi KALLXO.com, 21-vjeçarja e vrarë dhe i dyshuari për vrasjen e saj dhe plagosjen e të vëllait 15-vjeçar, bashkëshorti i saj 36-vjeçar, kanë një fëmijë 1-vjeçar.