Home LAJME Zafir Berisha: Lugishta dhe Hasi në përgjithësi ishin mbështetja e fuqishme e luftës së UÇK-së për liri

Zafir Berisha: Lugishta dhe Hasi në përgjithësi ishin mbështetja e fuqishme e luftës së UÇK-së për liri

0
Zafir Berisha: Lugishta dhe Hasi në përgjithësi ishin mbështetja e fuqishme e luftës së UÇK-së për liri

Në Lubizhdë të Hasit, sot është mbajtur manifestim përkujtimor në nderim të 14 dëshmorëve dhe 40 martirëve të këtij lokaliteti. Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, ishte i pranishëm në këtë ditë përkujtimore ku me këtë rast ka kujtur momente me bashkëluftëtar të kësaj zone.

Berisha ka thënë se Lugishta dhe Hasi në përgjithësi ishin mbështetja e fuqishme e luftës së UÇK-së për liri, arsye këto që shtyri forcat e okupatorit serb të masakroj dhe shkatërroj çdo gjë shqipëtare.

“Sot, 25 vite më parë (12 prill 1999) forcat  militare e paramilitare serbe masakruan 54 burra, gra, fëmij e pleqë në fshatin Lugishtë të Hasit!

Lugishta dhe Hasi në përgjithësi ishin mbështetja e fuqishme e luftës së UÇK-së për liri, arsye këto që shtyri forcat e okupatorit serb në kuadër të opercionit të tyre sekret “Patkoi” të masakroj dhe shkatërroj çdo gjë shqipëtare.

Isha i nderuar që gjatë luftës me bashkëluftëtar pata restin që gjatë një misioni në Rajonin e Hasit të mbeshtetem nga heroi UÇK-së Besim Parallanga dhe banorët e Lugishtës… Lavdi martirëve dhe dëshmorëve të UÇK-së!” ka shkruar Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here