Një qytetar na ka dërguar disa fotografi të një shtëpie të pabanueshme në rrugën “Rifat Krasniq” në Prizren, ku sipas tij, në rrugën që frekunetohet shumë, nga kulmi i dëmtuar i këtij objekti janë të rrezikuar qytetarët e në veçanti fëmijët.
Ai thotë se banorët e kësaj rruge kërkojnë nga organet kompetente komunale që të angazhohen në zgjidhjen e këtij problemi.
Lidhur me këtë shqetësim në korrik të vitit të kaluar ka reaguar edhe OJQ “Mahalla”.