Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, ka pritur në takim homologun e saj, ministrin e Punëve të Jashtme të Maltës, Ian Borg, i cili viziton Kosovën në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së.
Takimi është duke u mbajtur në objektin e MPJD-së dhe mediat janë lejuar që të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.
Gjatë ditës Ian Borg, pritet të takohet edhe me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani si dhe me kryeministrin Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.