Republika Federale e Gjermanisë do t’i dhurojë automjete për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit të automjeteve do të mbahet të enjten.
Ceremonia do të organizohet në kazermën e FSK-së, “Adem Jashari” në Prishtinë, me fillim prej orës 10:30.
“Në kazermën e FSK-së, “Adem Jashari”, në Prishtinë, të enjten, më 11 prill, duke filluar nga ora 10:30, do të mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit të automjeteve nga Republika Federale e Gjermanisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë”, thuhet në paralajmërimin e Ministrisë së Mbrojtjes.