Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Nga aty, ai ka uruar për paqe, begati e mirëqenie në shtëpinë e secilit.
Kurti ka kujtuar veçanërisht 37 hoxhallarët që ranë dëshmorë për çlirimin e Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Të gjithë qytetarëve ju dëshiroj Bajram të gëzuar me shëndet e begati. E falënderoj myftiun Tërnava për rolin kontributin dhe bashkëpunimin.
Në këtë pranverë për çdo do ditë po përkujtojmë përvjetorë të masakrave të tmerrshme të kryera mbi popullin tonë e vendin tonë, por njëkohësisht edhe betejat e lavdishme të UÇK-së, andaj me këtë rast duhet përkujtuar edhe 37 hoxhallarë, imamë që janë dëshmorë të kombit nga lufta e fundit. Lavdi të gjithë atyre”, tha Kryeministri Kurti para mediave.