Home LAJME Fotografët e mirënjohur prizrenas, Liridon Shala e Adon Pajaziti, mbajten ligjeratë me nxënësit e shkollës “ Loyola” në Ditën Ndërkombëtare të Zogjve

Fotografët e mirënjohur prizrenas, Liridon Shala e Adon Pajaziti, mbajten ligjeratë me nxënësit e shkollës “ Loyola” në Ditën Ndërkombëtare të Zogjve

0
Fotografët e mirënjohur prizrenas, Liridon Shala e Adon Pajaziti, mbajten ligjeratë me nxënësit e shkollës “ Loyola” në Ditën Ndërkombëtare të Zogjve

Faqja e shkollës fillore “ Loyola” në Prizren, njofton se ditën e djeshme me rastin e 5 prillit- Ditës Ndërkombëtare të Zogjve, në këtë shkollë janë zhvilluar aktivitete të ndryshme.

“Nxënësit kanë sjellë nga shtëpia zogj në klasë ku kanë zhvilluar orë të veçanta, kanë punuar zogj nga letra dhe fole për ushqim. Këto fole janë vendosur me ushqim për zogj në oborrin e shkollës dhe në Marash.

Klasat e pesta kanë vizituar foletë e lejlekëve dhe kanë zhvilluar një ligjëratë nga Liridon Shala dhe Adon Pajaziti, fotografë të botës së egër dhe ambientalistë, të cilët i falënderojmë.

Ky aktivitet kishte për qëllim nxitjen e dashurisë dhe kujdesit për zogjtë dhe në përgjithësi për kafshët.”, thuhet në njoftimin e faqes së kësaj shkolle.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here