Home LAJME Konfiskohen pronat e Milan Radoiçiqit

Konfiskohen pronat e Milan Radoiçiqit

0
Konfiskohen pronat e Milan Radoiçiqit

Dy prona të paluajtshme në Mitrovicën e Veriut dhe një në komunën e Zubin Potokut, në pronësi të Milan Radoiçiq janë konfiskuar sot nga Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar në një lidhje direkte në “Info Plus” në RTK, Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.

“Sipas informacioneve të fundit që ne i kemi ekziston një vendim përfundimtar i Gjykatës që thotë se tri prona duhet të konfiskohen, tri lokacione së paku si vila në Ujman , “Restorant Gray”dhe një banesë në katin e gjashtë. Për neve është me rëndësi që agjencioni për konfiskimin e aseteve është përgjegjëse për implementimin e këtij vendimi të Gjykatës dhe ne kemi qenë në asistencë të tyre”, ka thënë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here