Home LAJME Këshilli i Bashkësisë Islame të Prizrenit, shtroi iftarin tradicional të Ramazanit

Këshilli i Bashkësisë Islame të Prizrenit, shtroi iftarin tradicional të Ramazanit

0
Këshilli i Bashkësisë Islame të Prizrenit, shtroi iftarin tradicional të Ramazanit

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, mbrëmë ka shtruar iftarin tradicional të Ramazanit.  Edhe sivjet në kuadër të muajit të Ramazanit, KBI e Prizrenit ka shtruar iftarin tradicional të saj.

Kreu i këtij Këshilli, Valon Ibrahimi, tha se në këtë muaj të veçantë për muslimanët, agjërimi i besimtarit e ngrit atë në besueshmëri duke e udhëzuar në vepra të mira, solidaritet e respekt ndërnjerëzor, si dhe duke forcuar bindjen se vlera e njeriut është e njëjtë pavarësisht ngjyrës, pozitës dhe vendit që ka.

I pranishëm në këtë iftar ishte edhe kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili tha se iftari i Ramazanit përveç rëndësisë fetare ka edhe kuptim social, duke i bashkuar njerëzit, ndërsa Prizreni tha se dallohet për këtë. Ndërkaq, për rëndësinë e bashkimit që ka iftari duke i tubuar në sofrën bujare të tij, ka folur Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari.

Pjesë e këtij iftari ishin përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe mysafirë të shumtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here