Në faqen zyrtare në media, facebook, Komuna e Prizrenit na ka njoftuar se Ambulanca e Mjekësisë Familjare (AMF), në fshatin Lugishtë e Hasit , renovimi i plotë i saj është drejtë përfundimit.
Renovimi i saj ka ndodhur në të gjitha aspektet, duke filluar nga infrastruktura fizike e ambientv të brendshme dhe të jashtme, e deri tek hapësira të modernizuara dhe funksionale për të pritur pacientët dhe për të kryer shërbime shëndetësore të nevojshme.
“Ky projekt do të ofrojë mjedis të mjaftueshëm për shërbime cilësore shëndetësore, duke përmirësuar përvojën e pacientëve dhe të personëlit mjekësor”, thuhet në fund të këtij shkrimi.