Me rastin e 8 prillit, Ditës Ndërkombëtare të Romëve më 7 dhe 8 prill, në kinemanë “Lumbardhi” në Prizren do të jepet premierë shfaqja “Gugle Love”.
Shfaqja është realizuar nga autori Ray Cooney dhe regjisori Deniz Dadal.
Premiera e parë do të shfaqet të dielen nga ora 21:00, ndërsa repriza do të jepet më 8 prill.
“Gugle Love” është një komedi e rrallë dhe e zgjuar që përshkruan aventurat e Henry Perkins, një personazh që përjeton ngjarje të jashtëzakonshme pasi në metro merr një çantë të mbushur me para, duke filluar kështu një udhëtim humoristik që do të mbushë teatrin me të qeshura dhe emocione të papritura, thuhet në njoftimin e Teatrit Rom “Nexhip Menekshe”.