Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e festës së Pashkëve.
Osmani ka thënë se kjo festë personifikon dashurinë dhe sakrificën për njerëzimin.
“Pashkët ringjallin shpresën për ditë më të mira, drejt një të ardhmeje me besim e shpresë, ndaj uroj që secila familje të rrethohet nga dashuria, paqja dhe gëzimi”, thuhet në urimin e presidentes.
Presidentja ka shtuar se festa e Pashkëve shpërfaqë dashurinë, tolerancën dhe zemërgjerësinë, të cilat populli ynë i kultivon në vazhdimësi.
“Le të na sjellin Pashkët shpresë, mirësi e begati për mbarë kombin shqiptar. Gëzuar për shumë mot Pashkët!”, thuhet në fund të urimit të saj. /Telegrafi/