SHBZ “ Esnaf”, përmes faqes së saj zyrtare në facebook, njofton se është bërë pjesë e koalicionit antikorrupsion , përmes kodit të bizneseve kundër korrupsionit.
“Shoqata ESNAF, ashtu si edhe më heret është e vendosur në rrugëtimin e saj për të luftuar dukurit negative që kontaminojnë ambientin e të bërit biznes dhe shoqërinë në përgjithësi.
Nën organizimin e Institutit Riinvest në kuadër të projektit Integriteti i Sektorit Privat; korrupsioni nga ana e ofertës i cili mbështetet nga Aktiviteti i USAID per integritetin e komunave të Kosovës, Shoqata ESNAF pjesë e Asociacionet e bizneseve në Kosovës edhe një here dëshmoi vendosmërinë dhe përkushtimin e saj Kundër – Korupcionit duke nënshkruar Kodin e Bizneseve Kundër Korupcionit.
Nënshkrimi i këtij kodi, si vlerë morale dhe etike është i rëndësisë së veçantë për komunitetin e biznesit në Kosovë sepse krijon një ambient të shëndoshë në të bërit biznes duke stimuluar investitorët e huaj që të investojnë në Kosovë, luftimin e papunësisë me krijimin e vendeve të reja të punës, parandalimin e largimit të të rinjëve nga vendi dhe krijimin e mirëqenjes për gjithë popullin.
Nëpërmjet këtij Kodi nënshkruesit e tij zotohen se do të zbatojnë standardet më të avancuara të etikës, transparencës dhe të integritetit në aktivitetet e tyre biznesore dhe se do të shmangin me vendosmëri çdo formë të përfshierjes në raste të korrupsionit.”, thuhet në fund të këtij njoftimi.