Hidroregjioni Jugor njësia në Suharekë ka njoftuar konsumatorët se sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes në këtë qytet nga ora 10:00 deri në 16:00.
Kjo për shkak të punimeve që do të zhvillohen për dislokimin e gypit Ø225mmPE nga Operatori Ekonomik “Cima Sh.P.K”.
Zonat e prekura nga kjo nderprerje janë:
– Rruga “ Brigada 123”
– Rruga “ Nëna Terez”
– Rruga “ Garibaldi”
– Rruga “ Hajdin Berisha”
– Rruga “ Kenan Halimi”
– Rruga “ Skenderbeu”
– Rruga “Xhavit Syla” pjesa poshtme
– Lagjia e Urbanizuar
Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se me përfundimin e punimeve do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë.