Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ditën e enjte mirëpriti në takim drejtuesit e “Autostrada Biennale” në Prizren, Leutrim Fishekqiu dhe Vatra Abrashi, me të cilët kishte biseduar për potencialet dhe mundësitë për ta përfocuar zhvillimin ekonomik të qytetit përmes turizmit kulturor.
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për zgjerimin e hapësirave kulturore në Prizren dhe ri funksionalizimin e disa prej tyre, që do të ndikonin në përmirësimin e infrastrukturës kulturore dhe në krijimin e mjediseve të duhura për zhvillimin e turizmit.