Përmes një komunikate dërguar mediave, KRU”Hidroregjioni Jugor” sh. a – Prizren, njofton se për shkak të defektit të shkaktuar në gypin transportues fi 300mm që transporton ujë për rezervuarin e Kurilles në Lagjen Kurilla me daten 21.03.2024 nga ora 10:00 deri në ora 16;00 dhe do të paraqitet problem me furnizim të ujit të pijes dhe pa ujë do të mbesin këto zona:
· Lagjja Nënkalasë (pjesërisht)
· Lagjja Tusuz (pjesa e epërme)
· Lagjja Bazhdarhana (pjesërisht)
· Lagjja Dardania (pjesa e epërme)
· Lagjja 2 Korriku
·Rruga Janines
· Kurilla
Pjesërisht · ITP-ja dhe FSK – ja.
Me rastin e sanimit të defektit do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë të pijes, thuhet në fund të kësaj komunikate të kompanisë.