Zyra për informim publik e Drejtorisë Rajonale të Policisë, njofton se me datën 18.03.2024, njësiti policor nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Prizren, në pikë kontrolli të automjeteve në rrugën ‘Ismajl Kryeziui’’ , ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar me shenjë të trafikut është pesëdhjete (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë prej njëqind e pesë (109) km/h.
Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (500) euro, e pesë (5) pikë negative dhe masa e përkohshme e ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej një viti (1), thuhet në fund të njoftimit.