Home LAJME Reshjet e borës vështirësojnë qarkullimin në disa zona në Shqipëri

Reshjet e borës vështirësojnë qarkullimin në disa zona në Shqipëri

0
Reshjet e borës vështirësojnë qarkullimin në disa zona në Shqipëri

Reshjet e borës në disa zonë të Shqipërisë kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Taulant Balla, u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të kenë vëmendje të shtuar.

Balla ka bërë të ditur se Policia e Shtetit dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar janë duke pastruar rrugët. “Policia e Shtetit, Autoriteti Rrugor Shqiptarë dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë, pastrimin dhe mbajtjen hapur të rrugëve”, ka shkruar Balla në Facebook.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here