Nën organizimin e SH.B. “Haxhi Bedridin Isaja” në bashkëpunim me Shoqatën Engjujt e Trafikut dhe K.Ç. Pro Bike Prizren kemi pasur kënaqësinë të përjetojmë një mbrëmje të mrekullueshme plot emocione dhe respekt për historinë tonë të lavdishme.
Në “Natën e Zjarreve” flakadanët e kujtesës janë ndezur me zjarr dhe dëshirë në kompleksin memorial të dëshmorëve në Landovicë për të nderuar heroizmin dhe sakrificat e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Faleminderit Komunës së Prizrenit dhe të gjithë pjesëmarrësve për mbështetjen dhe përkrahjen e tyre në këtë ngjarje të rëndësishme për komunitetin tonë, thuhet në fund të njoftimit.





