Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të enjten në lexim të parë Projektligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave (KMP), i cili parasheh licencimin e mediave online, monitorim e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro.
Projektligji mori mbështetjen e 61 prej 62 deputetëve të pranishëm në seancë, mjaftueshëm sa për ta kaluar pengesën e parë.
Ai duhet të votohet edhe në lexim të dytë në Kuvend, para se të bëhet ligj.