Home LAJME Në Dragash u organizua turne për 26-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Në Dragash u organizua turne për 26-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

0
Në Dragash u organizua turne për 26-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Për tri ditë radhazi, me 4,5 dhe 6 mars, në Dragash u organizua turne në futboll të vogël, për nder të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Organizator të këtij turneu ishte Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit në Komunën e Dragashit, së bashku me Organizatën e Veteranëve të Luftës – Dega në Sharr.

Aty morrën pjesë skuadra të përfaqësuar nga institucionet komunale.

Turneu filloi me ndeshjen mes skuadrës së Komunës së Dragashit, kundër asaj të Bashkësisë Islame në Dragash.

Fituese e turneut ishte skuadra e Policisë së Kosovës, e cila në finale mposhti skuadrën e Qëndrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Futbollisti më i mirë dhe golashenusi më i mirë i turneut u shpall Behar Rifaj, ndërsa Asllan Krasniqi portieri më i mirë, të dy nga skuadra e Policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here