Facebook dhe Instagram kanë rënë nga sistemi pasditen e së martës. Përdoruesit raportojnë probleme me aksesin në llogaritë e tyre.
Pas gati një orësh jashtë funksionit, aplikacionet e “Metas”, “Facebook”, “Instagram” dhe “Threads” janë kthyer në funksion.
Përdoruesit që kanë qenë të loguar janë nxjerrë nga llogaritë e tyre, ndërsa të tjerë që kanë tentuar të logohen në llogaritë e tyre, e kanë pasur të pamundur. Kjo sa i përket Facebook-ut, ndërsa Instagrami, thjesht ka reshtur së funksionuari.
Vetëm WhatsApp, i cili po ashtu është në pronësi të kopmpanisë Meta, vijon të funksionojë normalisht. Nuk ka pasur ende një reagim zyrtar nga kompania se cili është problemi që ka shkaktuar “black out-in” në platformat e saj.
Siç ndodh kryesisht në këto raste, përdoruesit e platformave të Meta, po komentojnë rreth problemeve në “X’, e Elon Musk.
Probleme janë raportuar edhe me Messenger-in. Ndërsa, në momentin që hap Instagramin, në ekran shfaqet “An error occurred and the page could not be loaded.”