Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një të dyshuar me inicialet M.S. prej 48 orëve në cilësinë e zyrtarit të Gjendjes Civile në Komunën e Mamushës, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në njoftimin për media të Prokurorisë, thuhet se dyshohet se i njëjti, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare u ka mundësuar disa personave – shtetas të huaj turq, fitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës, pa përfillur procedurat ligjore për fitimin e shtetësisë.
“Prokuroria Themelore në Prizren, brenda afatit ligjor, për të njëjtin do të vazhdoj me procedura të tjera hetimore”, thuhet në njoftim.