Home LAJME Raportimet për fletarrest ndërkombëtar nga Rusia për disa zyrtarë policorë të Kosovës, deklarohet Sveçla

Raportimet për fletarrest ndërkombëtar nga Rusia për disa zyrtarë policorë të Kosovës, deklarohet Sveçla

0
Raportimet për fletarrest ndërkombëtar nga Rusia për disa zyrtarë policorë të Kosovës, deklarohet Sveçla

Ditët e fundit në disa media është raportuar se Rusia ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për disa zyrtarë policorë të Kosovës.

Në mesin e tyre është raportuar se bën pjesë edhe Shefi i Njësisë Speciale Operative të PK-së, Besart Ahmeti.

Për këtë çështje, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla më 04.03.2024 shkurtimisht ka thënë se janë njoftuar zyrtarisht.

“E dimë, kemi informata zyrtare ne për këtë çështje, nuk është brengë as e imja as e Besartit (Ahmeti)” – tha ministri.

Ndër të tjerash, ai shtoi se “nuk pritet diçka tjetër prej Rusisë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here