Përmes një shkrimi në faqen zyrtare të Facebook, dega e LDK-së në Prizren ka kritikuar gjendjen e arsimit në komunën e Prizrenit.
Publikimi i skandalit në shkollën e Lubizhdës së Prizrenit, punësimi i nuses së djalit të kryetarit, Shaqir Totaj, mbajtja e mësimit me nga 30 minuta, shkaku i investimeve gjatë procesit mësimor në objektet shkollore dhe parregullsi të ngjashme si këto janë disa prej pikave kryesore për të cilat kjo degë ka kritikuar qeverinë aktuale lokale.
Ditë më parë, dega e LDK-së ka reaguar ndaj parregullsive të cilat ata i kanë cekur me aksione si në moton “Shaqa Farm” dhe ky i fundit “Shtëpia e punësimeve – Totaj Family”.