Të reshura të dobëta shiu përfshijnë vendin orëve të hershme të mëngjesit të ditës së enjte.
Ditën kalojnë vranësira dhe frynë erë mjaft e fuqishme jugore e juglindore me hove edhe deri në 20m/s (70km/h). Të reshura shiu shtrihen mbi vend sërish më vonë orëve të mbrëmjes. Temperaturat minimale 7C e 8C, ndërsa ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 15C e 17C.
Reshjet e shiut ka gjasa të vazhdojnë edhe mëngjesin e ditës së premtë, e ditën dominojnë vranësira, por frynë edhe erëra të fuqishme juglindore, me hove edhe deri në 80km/h. Temperaturat zbresin lehtë në 12C.