Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike të martën mbrëma, gjatë të cilës janë miratuar disa rregullore.
Siç ka njoftuar Qeveria është miratuar Rregullorja për themelimin e Marrëdhënies së Punës me Kontratë për Periudhë të Caktuar, Rregullorja për Orarin e Punës, Pushimet dhe Vijueshmërinë e Zyrtarëve Publikë, Rregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr.15/2023 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil, Rregullorja për Klasifikimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil.
Po ashtu në mbledhjen elektronike është miratuar edhe kërkesa për ndarjen e 120 mijë eurove për fushatën sensibilizuese për projektin e regjistrimit të popullsisë.