Home LAJME LDK në Prizren: Rruga e Saraçëve, e harruar nga pushtetarët e Prizrenit

LDK në Prizren: Rruga e Saraçëve, e harruar nga pushtetarët e Prizrenit

0
LDK në Prizren: Rruga e Saraçëve, e harruar nga pushtetarët e Prizrenit

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, përmes një komunikate për media ka akuzuar qeverisjen komunale duke thënë se rruga e “Saraçëve” është bërë e mërzitshme për t’u kaluar dhe se pushteti aktual po e dëshmon veten se nuk janë të aftë që asnjë punë t’a qojnë deri në fund.

“Ka kohë që Rruga e Saraqëve është në këtë gjendje të rëndë e ku qytetarëve që banojnë e veprojnë në këtë rrugë u ka shkaktuar probleme.

Kjo rrugë është bërë e mërzitshme për t’u kaluar sepse ju përcjellin gropat, pluhuri dhe vështirësi për të qarkulluar makinat dhe pamundësi për ecur këmbësorët.

Pushteti aktual po e dëshmon veten se nuk janë të aftë që asnjë punë t’a qojnë deri në fund, përveç punësimeve të familjarëve.

Qeverisja Totaj, ka dështuar në të gjitha drejtimet pasi synimi i tyre nuk janë punët e mira dhe shërbimi ndaj qytetarëve, por synimi i tyre është zhvatja e parasë publike.

LDK në Prizren, është kundër këtij modeli qeverisës i cili tek qytetarët po krijon vetëm kokëqarje dhe probleme serioze për bizneset në aktivitetin e tyre ekonomik”, thuhet nga zyra për informim e LDK-së në Prizren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here