Home LAJME Totaj me stafin viziton KBI-në në Prizren, uron kryetarin e ri, Valon Ibrahimi për pozitën e re

Totaj me stafin viziton KBI-në në Prizren, uron kryetarin e ri, Valon Ibrahimi për pozitën e re

0
Totaj me stafin viziton KBI-në në Prizren, uron kryetarin e ri, Valon Ibrahimi për pozitën e re

Kryetrari i Prizrenit, Shaqir Totaj së bashku me stafin e tij, sot kanë vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren për ta uruar kryetarin e sapoemëruar, Valon Ibrahimi.

“I shoqëruar me zyrtarë të ekzekutivit, kisha kënaqësinë që sot ta vizitoj Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit për ta uruar Kryetarin e sapoemëruar, Valon ef. Ibrahimi për pozitën e re.

Me këtë rast, theksuam edhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve komunale dhe institucioneve fetare në nxitjen e harmonisë dhe përparimit brenda komunitetit, si dhe përkushtimin e përbashkët për mirëqenien e banorëve të Komunës së Prizrenit.” ka thënë Totaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here