Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, po qëndron për vizitë zyrtare në Katar, ku zhvilloi një takim të rëndësishëm me homologun e tij Abdullah bin Hamad bin Abdullah Al Attiya.
“Gjatë vizitës zyrtare në Katar, zhvillova një takim të rëndësishëm me homologun tim z.Abdullah bin Hamad bin Abdullah Al Attiya, me ç’rast u dakorduam që të nënshkruajmë një protokoll bashkëpunimi përmes së cilit do konkretizojmë bashkëpunimin ndër-institucional dhe ndërshtetëror në sektorin e bujqësisë.
Ndërkaq në Panairin AGRITEQ, janë pjesëmarrës një numër i konsiderueshëm i kompanive nga Kosova”, ka shkruar ministri Peci.