Home LAJME LVV: Bizneset e qytetit të dëmtuara nga papërgjegjësia e kryetarit Shaqir Totaj dhe ekzekutivit të tij!

LVV: Bizneset e qytetit të dëmtuara nga papërgjegjësia e kryetarit Shaqir Totaj dhe ekzekutivit të tij!

0
LVV: Bizneset e qytetit të dëmtuara nga papërgjegjësia e kryetarit Shaqir Totaj dhe ekzekutivit të tij!

Përmes një komunikate për media, Qendra e LVV njofton se gjatë ditës së sotme,  asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dafina Alishani, Selman Sokoli dhe Ilir Gashi, kanë vizituar  bizneset në rrugën “De Rada” ku u njohën me shqetësimet dhe ankesat e tyre për dëmtim të interesit biznesor si pasojë e punëve të vazhdueshme në këtë rrugë.

“Autoritetet komunale nuk i kanë njoftuar paraprakisht pronarët me kohë për zhvillim të punimeve. Në këtë lokacion edhe më parë kishte pasur intervenime nga Komuna dhe si pasojë e moskordinimit dhe mos planifikimit të duhur pasojat po i vuajnë bizneset që janë në prag të falimentimit si pasojë e mbylljes së rrugës.

Brenda dy vitesh është hera e tretë që po zhvillohen punime në këtë rrugë, duke prishur trotuaret, dëmtuar drunjët e prishur ndriçimi publik.

Është detyrë dhe përgjegjësi e Komunës që bizneseve t’iu sigurojë kushte dhe ambiente të përshtatshme pune, e jo t’i pengojë ato si pasojë e jo seriozitetit në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të saj”, thuhet në fund të kësaj komunikate.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here