Home LAJME INTERPOL-i me urdhër-arrest ndërkombëtar për të gjithë terroristët e Banjskës

INTERPOL-i me urdhër-arrest ndërkombëtar për të gjithë terroristët e Banjskës

0
INTERPOL-i me urdhër-arrest ndërkombëtar për të gjithë terroristët e Banjskës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se të dyshuarit që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, janë shpallur në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar të INTERPOL-it.

“Mirëpres njoftimin zyrtar nga selia qendrore e INTERPOL se tashmë janë insertuar në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar të gjithë personat e dyshuar që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit”, ka shkruar Sveçla në “Facebook”.

Sipas tij, ky është një hap i rëndësishëm dhe si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia e cila është duke strehuar dhe akomoduar këta terroristë, i dorëzon tek autoritetet tona për t’u përgjigjur para drejtësisë.

“Llogaridhënia për organizimin dhe realizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku është e domosdoshme. Ndëshkimi për urdhërdhënësit, organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij sulmi duhet të ndodhë sa më parë, si garancë e mos përsëritjes së akteve të ngjajshme terroriste”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here