Një vrasje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Matiqan të Prishtinës.
Burime të lajmi.net kanë treguar se babai e ka qëlluar për vdekje të birin e tij për motive që ende mbesin enigmë, shkruan lajmi.net.
Sipas këtyre burimeve, viktima është A.K ka vdekur në vend dhe policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Lajmi.net ka tentuar të marrë konfirmimin nga Policia e Kosovës por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.
Lajmi.net do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin.