Stadiumi “Përparim Thaçi” përsëri ishte plotë me publik, por Liria nuk arriti që në debutimin e trajnerit të ri të ekipit Ali Gunes të bëj diçka kundër kampionit, Ballkani.
Ekipi i Ballkanit dominoi plotësisht ndeshjen, ndërsa shënoi tri herë për fitoren 0-3 [Gentrit Halili 22’, Almir Kryeziu 58’, Armend Thaqi 85’], duke mos i mundësuar as edhe një rast konkret vendasve.
Ndeshje e filluar mirë e Ballkanit, që shfrytëzoi gabimet e mbrojtjes së Lirisë për të shënuar dy herë, ndërsa në 10 minutat e fundit të lojës Daja futi në ndeshje edhe të rikthyerin Korenica si dhe Jashanicën.
Asnjë kundërpërgjigje prej Lirisë, derisa suharekasit vazhduan me dominim të plotë, e vetëm fati i shpëtoi vendasit nga humbja më e thellë.