Dega e LDK-së në Prizren ka njoftuar se ditëve në vazhdim do të kenë orar në baza ditore për pritjen e qytetarëve rreth shqetësimeve dhe kërkesave të tyre.
Në njoftimin e tyre në rrjetin social Facebook nga kjo degë theksohet se qytetarët do të priten nga anëtarët e kryesisë dhe asambleistët e saj në zyret e LDK-së në Prizren.