Mamadou Cissokho, është futbollisti më i ri te FC Liria. Ai, vie në formë huazimi nga Manisa, klub që është pjesë e ligës së parë të Turqisë, njofton faqja zyrtare e klubit prizrenas.
“Ai, vjen për të ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivave.Cissokho, luan në pozitën e qendërmbrojtësit. Bazuar në cilësitë e tij, pritet të jap shumë siguri në këtë pjesë të repartit.
Është ndër prurjet më cilësore viteve të fundit jo vetëm te FC Liria.”, thuhet në njoftimin e klubit prizrenas.