Home LAJME Përfundojnë punimet në zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në shkollën “Mati Logoreci”

Përfundojnë punimet në zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në shkollën “Mati Logoreci”

0
Përfundojnë punimet në zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në shkollën “Mati Logoreci”

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kanë përfunduar punimet në zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në SHFMU “Mati Logoreci”.

Me këtë rast është bërë montimi i dyerve e dritareve të reja, ndriçimit, fasada e jashtme e objektit shkollor si dhe është bërë izolimi me kulmin e ri.

Ky projekt, i rëndësishëm për nxënësit dhe personelin e shkollës, është realizuar përmes marrëveshjes për shërbime të efiçiencës ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë”, thuhet në fund të njoftimit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here