“Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është thellësisht e shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës që kanë ndikim direkt dhe negativ në pjesëtarët e etnisë serbe dhe minoritetet tjera në Kosovë. Këto veprime janë duke rritur në mënyrë të panevojshme tensionet ndëretnike dhe si pasojë kufizojnë opsionet që Shtetet e Bashkuara të shërbejnë si avokuese efektive për Kosovën në arenën ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e Hovenierit, të publikuar të shtunën në mbrëmje në platformën “X”.
E ndaj kësaj ka reaguar Kearns në platformën “X”.
“Ku është ekuilibri? A patëm deklaratë si kjo nga SHBA-ja pas kidnapimit ilegal të tre zyrtarëve policorë nga Serbia? Jo. Heshtja për sulmin terrorist në Banjskë mbetet shurdhuese”, ka shkruar Kearns./KOHA/
Where is the balance?
Did we see a statement like this from the US following Serbia’s illegal kidnapping of 3 police officers? No.
The silence on the Banjska terror attack remains deafening. https://t.co/H8sFoThsT0
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) February 4, 2024